INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Modelja shqiptare thotë se fëmijët në Shqipëri janë po aq të varfër sa ata në Afrikë, fansat “i sulen” keq [FOTO]

Modelja shqiptare thotë se fëmijët në Shqipëri janë po aq të varfër sa ata në Afrikë, fansat “i sulen” keq [FOTO]

Publikuar më: 12:00 21-11-2017

Ajo është një nga modelet shqiptare më seksi, por dallohet edhe për zemrën e madhe që ka. Gjesti human që ajo bën me familjet e varfra që jetojnë në zona rurale është në fakt një shembull që duhet të merret nga kushdo që ka kushte të mira ekonomike. Bëhet fjalë për Emine Cunmulaj e cila prej kohësh është bërë pjesë e nismave ku ka qenë vetë e pranishme në familjet e varfëra, të cilat i ka ndihmuar me ushqime dhe gjëra të nevojshme për të jetuar.
Në muajin gusht modelja shqiptare Emina Çunmulaj ndërmori një aksion për të ndihmuar disa familje në nevojë në Shkodër. Ndërkohë tani miliarderja apelon sërish për ndihmë ndaj këtyre fëmijëve, që sipas saj jetojnë njësoj si ata në Afrikë dhe në Indi, por komentuesit i kanë dalë kundër.


Ja postimi i Çunmulajt në faqen e saj në Instagram:
Në nder të #ditësbotëroretëfëmijëve dëshiroja të ndaj me ju një pjesë të vogël të udhëtimit tim në Shqipëri këtë verë me ndihmën e @fundjavendryshe *********** Asnjë fëmijë nuk duhet të jetë pa ushqim, strehim, arsim dhe kujdes shëndetësor *** Dy fotot kryesore: është një familje që uji nuk i shkonte në shtëpi, prandaj i mora një pompë uji.
Çdo fëmijë meriton të ketë ujë të pastër *** Mbrapa majtas është një djalë që kurrë nuk kishte parë një lodër (ai ishte aq i frikësuar nga ariu) pasi u përpoqa t’i tregoja atij se ariu i bardhë është dikush me të cilin ai mund të luajë dhe të flerë, pasi e kuptoi se nuk ishte një kërcënim e mori ariun dhe e përqafoi***
Rituali i poshtëm është një djalë i cili ishte shumë i mirë në futboll, ai më mësoi një lëvizje ose dy dhe ishte aq i lumtur që kishte një top të ri. Ngrini vetëdijen dhe tregoni një histori Ndani Dashurinë @unicef Shqipëria ka nevojë për ndihmën tuaj, unë jam e gatshëm sa herë që të udhëtoj për të vizituar varfërinë e Shqipërisë, këta fëmijë janë po aq të varfër dhe janë në nevojë po aq sa edhe ato të Afrikës, Indisë dhe vendeve të tjera që ju ndihmoni
Një fanse i ka kërkuar Emines që të mos ekzagjerojë: Varfëri ka kudo në të gjithë botën. Ju lutemi @eminacunmulaj, ju mund të bëni shumë më tepër, por më saktë Shqipëria nuk është Afrika ju lutem.

minja.jpg

minja.png

Article Logic
Execution time: 0.0038509368896484