INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mjekët nga Tirana realizojnë një lindje të vështirë në Gjirokastër[FOTO]

Mjekët nga Tirana realizojnë një lindje të vështirë në Gjirokastër[FOTO]

Publikuar më: 13:04 25-01-2018

Mjekët profesionistë të Maternitetit, Mbretëresha Geraldinë kanë asistuar në ardhjen në jetë të një bebeje në Gjirokastër. Nëna ka patur një komplikacion gjatë shtatëzanisë dhe për fat specialistët ia dolën. Kjo ndërhyrje tha dhe vetë Minisitria e Shëndetësisë ndodh për herë të parë në Gjirokastër dhe këta mjekë profesionistë në kuadër të programit të patronazhimit kanë kryer dhe 15 vizita e 20 ekografi gjinekologjike. Njëkohësisht mjekë të specialiteteve të tjera nga kryeqyteti kanë kryer vizita mjekësore në spitalin e Gjirokastrës. Ministria Ogerta Manastirliu iu tha drejtuesve të këtij spitali se brenda 3 muajve do të pajisen me shumë apartura të nevojshme nga mamografi, eko abdominale, inkubatorë dhe defribilatorë. Ndërsa pritet që së shpejti të ngrihet dhe shërbimi i dializës që të sëmurët mos i drejtohen më QSUT-së në kryeqytet.

masoggg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033838748931885