INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mitrovica përcjell Ivanoviçin. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të enjten në Beograd [VIDEO]

Mitrovica përcjell Ivanoviçin. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të enjten në Beograd [VIDEO]

Publikuar më: 16:57 17-01-2018

Qindra qytetarë kanë dalë për te përcjellë arkivolin me trupin e pajetë të Oliver Ivanoviçit deri në pikën kufitare me Serbinë. Lideri serb i Mitrovicës do të varroset të enjten në orën 12 e 30 minuta në Beograd. Në ceremoni pritet të marrin pjesë shumë serbë të Kosovës ndërsa nesër në Mitrovicën e veriut do të jetë ditë zie. Policia ka bërë të ditur se ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë nga një shtëpi përballë vendit ku është vrarë Ivanoviç. Mediat serbe shkruajnë se presidenti Aleksandër Vuçiç do të vizitojë Kosovën të shtunën dhe të dielën. Ndërkohë Prokuroria për Krim të Organizuar në Beograd ka filluar një procedurë paragjyqësore për vrasjen e liderit serb. Megjithatë, Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abdelad Tahiri tha se hetimi për vrasjen e Oliver Ivanoviçit do të zhvillohet vetëm nga institucionet e Kosovës. Njësia speciale është duke marrë pjesë në hetim. Në kohën e vrasjes së Ivanoviçit në Bruksel u anulua dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.  Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Djuriç tha e dialogu në Bruksel nuk do të vazhdojë derisa të zbulohet se kush e vrau Oliver Ivanoviçin. Madje ai kërkoi që Serbia të lejohet të marrë pjesë në hetim. Gjuriç tha se institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë për t’i mbrojtur serbët e Kosovës, në dy dekadat e fundit. Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar vrasjen e liderit serb në Mitrovicë, akt i cili tensionon situatën në rajonin e Ballkanit. Vdekja e Ivanoviç mund të komplikojë marrëdhëniet problematike midis Prishtinës dhe Beogradit, shkroi “The Guardian”. Ndërkohë ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka kërkuar që vrasësit e Oliver Ivanovçit të sillen para drejtësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038001537322998