INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miley Cyrus nuk mund të merrte urim dhe dhuratë më të bukur për ditëlindje se këto nga Liam Hemsworth [FOTO]

Miley Cyrus nuk mund të merrte urim dhe dhuratë më të bukur për ditëlindje se këto nga Liam Hemsworth [FOTO]

Publikuar më: 22:41 23-11-2016

Liam Hemsworth zakonisht është shumë i rezervuar në lidhje me jetën e tij private, por nuk ka preferuar të tregohet i tillë për ditëlindjen e 24-ët të fejuarës së tij, Miley Cyrus. Aktori i mirënjohur i uroi asaj ditëlindjen publikisht në Instagram , me një mesazh shumë të ëmbël.

“Gëzuar ditëlindjen ëngjëllit tim të vogël të preferuar” shkroi Liam në një foto në Instagram. Foto në të cilën vajza e ditëlindjes mban një kuti të dekoruar me shumë zemra e yje, dhe sigurisht një buzëqeshje në fytyrën e saj.

Mesa duket në atë kuti, paska qenë diçka shumë e veçantë, një unazë me diamantë shumëngjyrësh, e cila ka bërë që dora e këngëtares të shkëlqejë! Dhe Miley nuk mund të mos u tregonte 56 mln ndjekësve të saj këtë dhuratë të mrekullueshme nga i fejuari.

Gëzuar ditëlindjen Miley!  

Article Logic
Execution time: 0.0039741992950439