INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mikesha e ngushtë e Adelajdës, i dedikon këto fjalë prekëse: Me ty viti i ri do të ishte... [FOTO]

Mikesha e ngushtë e Adelajdës, i dedikon këto fjalë prekëse: Me ty viti i ri do të ishte... [FOTO]

Publikuar më: 14:35 01-01-2018

Pasi kanë kaluar thuasje dy muaj që kur u nda nga jeta, Adelajda vazhdon të kujtohet nga të afërmit dhe miqtë e saj.

Mikesha e ngushtë e gazetares, e ka kujtuar atë në natën e ndërritmit të viteve duke i kushtuar disa fjalë prekëse. Balerina Isida Mollaymeri shkruan se nuk ka besuar kurrë tek Babagjyshi i Vitit të Ri, por sot ajo do donte të shpresonte në ekzistencën e tij dhe t’i bënte vetëm një kërkesë që të kishte Adelën pranë, e të festonin si më parë, të gjithë bashkë.

“Gjithmone kur afrohet viti i ri une kam te njejtat mendime,cfare kam bere gjate vitit,cfare me ka ndodhur dhe pse asnjehere as kur kam qene e vogel skam besuar kurre qe ekziston babagjyshi i vitit te ri,mund te gezoja e mund te genjehesha dhe une qe babagjyshi do me plotesonte deshiren e do me sillte gjithcka qe deshiroja...Adela zemra ime sot per te paren here ne jete se kisha kete mendim e jam e lumtur qe skam besuar kurre qe ai mund te ekzistonte spese sot do kisha vetem nje deshire...do doja qe ti te ishe me ne te festonim si vjet te gjithe sbashku...do doja shume te te perqafoja te te puthja te te shkulja floket te te thoja se te dua shume,po babagjyshi nuk do ma plotesonte dot kte deshire e une do isha merzitur shume me te,do memdoja se ai nuk me donte mua...jam bindur qe sado lumturi te kemi ne jete e harrojme me sekonda e trishtimi eshte ai qe mbetet gjate e qe na le gjate shijen e hidhur te dhimbjes...Me ka marre malli shume shume per ty,me mungon pafund dhe je me mua ne cdo gje timen...e ndjej qe je mire dhe e falenderoj Zotin pafund qe kujdeset per ty... Faleminderit Zot per gjithcka”, shkruan Isida. 

tyujyikuyio.png

Article Logic
Execution time: 0.0051929950714111