INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Michael Douglas deklaroi se Val Kilmer kishte kancer, ai kundërpërgjigjet! [FOTO]

Michael Douglas deklaroi se Val Kilmer kishte kancer, ai kundërpërgjigjet! [FOTO]

Publikuar më: 10:49 02-11-2016

Nuk vonoi aspak kundërpërgjigja e Val Kilmer, e cila më shumë se e papritur, rezervoi një shokim të vërtetë.

Aktori 56 vjeçar thotë se është i shëndetshëm, i lumtur dhe pa kancer, pavarësisht se çfarë po u thotë njerëzve miku i tij Michael Douglas. Ylli i “Batman Forever” iu përgjigj zërave, të cilat u intensifikuan me deklaratat e Douglas se Kilmer po lufton me kancerin oral, duke thënë se pavarësisht se e do shumë mikun e tij, ai është thjesht i keqinformuar. Madje Kilmer vazhdon duke thënë se hera e fundit që ka folur me Douglas ishte thuajse dy vite më parë për të marrë këshilla mbi një mjek specialist për të ekzaminuar një lungë në fytin e tij. Por kjo ishte gjithçka. Analizat në fund treguan se nuk bëhej fjalë për kancer. Në postimin e tij të gjatë në Facebook Kilmer thotë se nuk e di çfarë ka shtyrë aktorin fitues të çmimit Oscar për të spekuluar mbi shëndetin e tij, por është i bindur se nuk është dashakeqe. Jemi të bindur se Kilmer është më i informuar se Douglas për shëndetin personal, e megjithatë duket e vështirë për t’u besuar...

valconfess.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035011768341064