INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konfirmohen yjet e muzikës që do të performojnë në shfaqjen magjike të Victoria’s Secret [FOTO]

Konfirmohen yjet e muzikës që do të performojnë në shfaqjen magjike të Victoria’s Secret [FOTO]

Publikuar më: 21:48 01-11-2016

Diçka e madhe po vjen! Shfaqja e madhe e 5 dhjetorit e brandit më të njohur në botë për veshjet intime për femra, Victoria’s Secret do të na sjelle ëngjëj në Paris. Një mbrëmje plot surpriza, ku për herë të parë pritet të sfilojnë bashkë motrat supermodele Bella dhe Gigi Hadid. Për më tepër, kësaj dyshe pritet ti bashkohet edhe bukuroshja amerikane Kendall Jenner. Por jo vetëm kaq! Për të shoqëruar sfilatën e mrekullueshme me të brendshmet sexy, të modeleve më të njohura si Adriana Lima, Alessandra Ambrosio, Jasmine Tookes, Sara Sampiaio etj, në skenë do të ngjiten për të përformuar yjet e muzikës botërore. Bëhet fjalë për Lady Gaga, Bruno Mars dhe The Weeknd. Mesa duket rikthimi i fuqishëm i Lady Gaga dhe Bruno Mars, ka bërë që organizatorët, ti shtojnë më shumë “kualitet” këtij eventi në Paris. Ndërkohë që The Weeknd është një ndër artistët më të talentuar dhe të suksesshëm, dhe nuk do të jetë çudi nëse do shikojmë ndonjë surprizë për të dashurën e tij Bella Hadid. Duke ditur që në këto raste të mund padurimi, nuk kemi zgjidhje tjetër nëse flasim për diçka të tillë!

Article Logic
Execution time: 0.0035789012908936