INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Michael Douglas tregon të vërtetën tronditëse të Val Kilmer: Vuan nga një sëmundje e rëndë! [FOTO]

Michael Douglas tregon të vërtetën tronditëse të Val Kilmer: Vuan nga një sëmundje e rëndë! [FOTO]

Publikuar më: 12:13 31-10-2016

Gjërat nuk duken aspak mirë për Val Kilmer.

Këto janë fjalët e sakta që miku i tij, aktori Michael Douglas ka thënë për yllin e “Batman Forever”. Fituesi i çmimit Oscar ka rrëfyer në një intervistë të dhënë dje se Kilmer vuan nga kanceri i fytit, dhe se nuk është në gjëndje aspak të mirë. Kjo deklaratë është vërtet shokuese, jo se ishte e papritur pasi aktori 56 vjeçar është shtruar shpesh herë gjatë dy viteve të fundit për probleme me fytin. Ajo që e bën tronditëse është fakti se vetë Kilmer i ka mohuar kategorikisht këto zëra në shumë raste. Por duket se miku i tij ka pasur të tjera plane. Daily Mail i është drejtuar për deklarata përfaqësuesve të Michael Douglas, por ata kanë refuzuar të bëjnë komente. E vërteta doli sheshit dhe vështirë se mund të mohohet më.

valkil.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037131309509277