INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Val Kilmer më në fund rrëfen të vërtetën rreth problemeve shëndetësore [VIDEO]

Val Kilmer më në fund rrëfen të vërtetën rreth problemeve shëndetësore [VIDEO]

Publikuar më: 13:59 15-02-2017

E mohoi gjatë, por më në fund po e nxjerr.

Val Kilmer më në fund ka rrëfyer të vërtetën zemërthyese pas thashethemeve rreth problemeve të tij shëndetësore. Pasi RadarOnline publikoi një video ku aktori dukej qartësisht se kishte shumë vështirësi për të folur, ai pranoi se është në “terapi për fjalimet”. Kilmer i mohoi kështu edhe një herë tjetër zërat se është “i sëmurë me shëndet”, duke thënë në faqen e tij të Facebook se “nga sfidat fizike të vitit të fundit i ka mbetur ende pak terapi për fjalimet”. Më parë Kilmer kishte mohuar zërat se kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale për tumor në fyt, edhe pse më vonë pranoi se i ishte nënshtruar një operacioni, pa dhënë detaje të mëtejshme. Ai tani pretendon se është tërësisht i shëndetshëm dhe këmbëngul se nuk ka patur kurrë kancer, edhe pse kanë dalë në pah foto dhe video që e tregojnë duke u rekuperuar nga një sëmundje. Madje edhe miku i tij, aktori fitues i çmimit Oscar dhe një i mbijetuar nga kanceri në fyt, Michael Douglas, deklaroi në tetor se Kilmer po vuante nga “ekzaktësisht e njëjta gjendje” si ai vetë. Por Kilmer i mohoi edhe fjalët e Douglas. Le të shpresojmë që gjërat janë siç i thotë ai, edhe pse ka vërtetë shumë pak gjasa.

Article Logic
Execution time: 0.0032501220703125