INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat “vrasin” Michael Douglas [FOTO]

Mediat “vrasin” Michael Douglas [FOTO]

Publikuar më: 18:45 06-07-2016

Edhe Michael Douglas është bërë viktimë e mashtrimeve në Facebook. Një faqe e rremë në Facebook me emrin “R.I.P Michael Douglas” bëri që shumë portale online të huaja dhe ndonjë shqiptare të përhapnin lajmin se aktori dhe producenti i njohur ka ndërruar jetë. Shumë fansa menjëherë filuan të shkruanin mesazhe ngushëllimi në këtë faqe, duke shprehur trishtimin për vdekjen e aktorit 71 vjecar. Ku disa fansa e besuan lajmin, të tjerë ishin skeptikë, pasi nuk ishte hera e parë që ndodhte ky mashtrim. Disa prejt tyre thanë se është një lajm i rremë, pasi mediat e mëdhaja nuk e kanë bërë një lajm të tillë. Por fatmirësiht aktori është shëndosh e mirë dhe dy ditë më parë ka publikuar foto duke luajtur golf e duke uruar pavarëisnë e Amerikës.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0041019916534424