INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taylor nuk ndal sulmet kundër Calvin Harris, ja çfarë thotë për të në këngën e fundit! [VIDEO]

Taylor nuk ndal sulmet kundër Calvin Harris, ja çfarë thotë për të në këngën e fundit! [VIDEO]

Publikuar më: 11:12 02-11-2016

Ajo është njohur për tekstet e saj të hidhura për ish të dashurët të famshëm, ku përfshihen emra si John Mayer, Jake  Gyllenhaal dhe Joe Jonas.

Dhe kënga e re e Taylor Swift i ka lënë të gjithë të pyesin veten në bën fjalë për Calvin Harris. Këngëtarja 26 vjeçare është shfaqur si personi që ka shkruar hitin e fundit të grupit country Little Big Town, të titulluar “Better Man”. Fjalët e kësaj kënge kanë ngritur vetullat e të gjithëve lart me habi pasi në refren thuhet “Të dhashë më të mirën time dhe të dy e dimë që s’mund ta mohosh. Mund të ishim ende në dashuri nëse do të ishe një burrë më i mirë”. Fjalë të forta dhe kënga mund të jetë vërtet për producentin skocez, por të gjithë kujtojmë se ishte ajo që brenda natës (në mos që më parë) gjeti ngushëllim tek Tom Hiddleston. Kështu që ndoshta nuk i shkon roli i viktimës...

Article Logic
Execution time: 0.0038530826568604