INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Messi deri në 2021 te Barcelona, klauzola plot 700 milionë euro

Messi deri në 2021 te Barcelona, klauzola plot 700 milionë euro

Publikuar më: 16:07 26-11-2017

Lionel Messi dhe Barcelona historia e tyre vijon deri në vitin 2021. Futbollisti argjentinas ka firmosur kontratën me klubin katalanas dhe klauzola është plot 700 milionë euro.

Edhe Barcelona e kujton Messi si një futbollist i cili ka realizuar rekord pas rekordi: ka luajtur 602 ndeshje, 523 gola si dhe ka fituar 30 trofe dhe 4 herë ka fituar Këpucën e Artë.

E klubi katalanas nuk tutet përpara asnjë çmimi kur bëhet fjalë për Messin: 48 milionë euro në sezon dhe 700 milionë euro klauzola e prishjes së kontratës.

Me këtë manovër, Messi bëhet futbollisti më i paguar në botë, duke kaluar me 10 milionë euro edhe agjentinasin Tevez, ndërkohë që do të jetë pjesë e Barçës deri në moshën 34-vjeçare.

Article Logic
Execution time: 0.0034000873565674