INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mesi në Hungari, Shqipërisa firmos dy marrëveshje me Kinën për doganat dhe energjinë

Mesi në Hungari, Shqipërisa firmos dy marrëveshje me Kinën për doganat dhe energjinë

Publikuar më: 18:17 27-11-2017

Dy marrëveshje bashkëpunimi janë firmosur në Hungari mes Kinës dhe 16 shteteve mes tyre edhe Shqipëria, bashkëpunim në fushën e doganave dhe një në fushën e energjisë.

Zëvëndës Kryeministrja e Republikës së Shqipërisë Senida Mesi mori pjesë sot në Budapest të Hungarisë në Samitine 6-të mes Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, e njohur si NISMA 16+1, nisëm e cila synon të thellojë dhe zgjerojë bashkëpunimin mes vendeve pjesëmarrëse, 11 prej të cilave janë vende anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Gjatë fjalës së saj zvkryeministrja Mesi u shpreh se Shqipëria e sheh këtë nisëm si një platformë të rëndësishme komunikimi dhe ndërveprimi.

Në kushte të tilla vendi ynë ka mundësi për të ofruar bashkëpunime në fusha të tilla si energjia, transporti, industria nxjerrëse, bujqësia, arsimi, kultura etj.

Në kuadër të samitit, u firmosën 2 marrëveshje bashkëpunimi me Kinën: një në fushën e doganave dhe një në fushën e energjisë, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes vendeve.

Në të njëjtën kohë, u firmos edhe “Udhërrëfyesi i Budapestit”, i cili do të përforcojë edhe më shumë bashkëpunimin mes vendeve pjesëmarrëse.

Article Logic
Execution time: 0.0036938190460205