INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meshkujt e pasur dhe të mëdhenj në moshë zgjedhin si dashnore femrat më të reja? Zbulohet misteri!

Meshkujt e pasur dhe të mëdhenj në moshë zgjedhin si dashnore femrat më të reja? Zbulohet misteri!

Publikuar më: 12:59 13-02-2017
Diferenca e moshës gjithmonë është e pranishme në  jetën e një çifti. Sipas intv.al janë disa arsye pse meshkujt e pasur dhe të mëdhenj në moshë vazhdojnë edhe preferojnë femrat e reja për t’i pasur si dashnore. 
 
1. I japin siguri ekonomike
Femrat janë të brishta dhe në shumicën e rasteve duan dikë që t’i ofrojë siguri, sidomos ekonomike. Sipas intv.al materializmi është në nivele të ndryshme te secila, por kjo gjë i josh edhe më shumë ato.  Meshkujt e tillë, gjithmonë e kanë përdorur këtë forcë për të bërë për vete një femër të re. Figura e një mashkulli të pasur dhe i madh në moshë i siguron më shumë vetbesim. Ajo nuk ka pse të mendojë shumë në lidhje me problemet financiare që dalin gjatë jetës.
2. Ofrojnë besim
Femrat, në përgjithësi tërheiqen nga meshkujt më të mëdhenj në moshë pasi u krijojnë besim. Edhe pse ai i përdor për interesat e veta, femrat ndihen mirë edhe gjatë bisedës me të. Pjekuria e meshkujve të mëdhenj në moshë dhe të pasur i bën për vete femrat dhe nuk mendohen gjatë për opinionin e të tjerëve.
3. Femrat e reja i ofrojnë seks më të mirë
Një mashkull i tillë nuk është gjithmonë në humorin e duhur për të bërë seks  plot pasion. Nëse ai ka një femër më të re, ajo di si ta bëjë atë të ndihet sërish më të ri dhe ta kënaqë më shumë. Mesa duket kjo është një pikë e rëndësishme, pse këta meshkuj janë më shumë të prirur për të zgjedhur një femër më të re si dashnore. 
4. Ajo i jep më shumë ritëm jetës së tij
Një femër e re nuk dëshiron t’i mendojë gjërat  seriozisht dhe kjo gjë e bën këtë mashkull të ndihet i ri në shpirt. Ajo, sipas intv.al i jep më shumë ritëm jetës së tij, prandaj dëshiron të ketë një femër të tillë. Një femër e re dëshiron të bëjë qejf dhe të shijojë jetën pa e vrarë shumë mendjen, gjë që e tërheq një mashkull të pasur dhe të madh në moshë. 
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0052080154418945