INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të bini në peshë por nuk shihni rezultate? Këto janë gabimet që mund të jeni duke bërë

Doni të bini në peshë por nuk shihni rezultate? Këto janë gabimet që mund të jeni duke bërë

Publikuar më: 12:22 13-02-2017

Ka ardhur koha të ndryshoni disa zakone...

Duhet të dini se ka disa rregulla lidhur me dietën ushqimore si dhe ushtrimet fizike të cilat duhet t’i thyeni. Disa prej tyre janë thjesht mite që lidhen me rënien në peshë, ndërsa të tjerët janë bërë popullorë si pjesë e dietave “trendy”. Pavarësisht origjinës së tyre, nëse ndiqni këto rregulla (mite) lidhur me rënien në peshë, me shumë gjasë dieta juaj nuk do të funksionojë dhe ju nuk do të bini në peshë. Megjithatë, kini parasysh se ka përjashtime për çdo rregull.

 

Duhet të hani më shpesh për të evituar ndjenjën e urisë
E vërteta: Nuk ka asgjë të gabuar nëse hani shpesh dhe në porcione të vogla, në mënyrë që të mos hani tepër gjatë vakteve. Por nëse mendoni se të hani më shpesh është më efektive për humbjen e peshës, e keni gabim.

Mënjanoni karbohidratet. Ato shkaktojnë shtim në peshë
E vërteta: Karbohidratet nuk shkaktojnë shtim në peshë. Niseshteja nuk shkakton shtim në peshë. Ju do të shtoni në peshë nëse konsumoni shumë kalori, pavarësisht nëse kaloritë vijnë nga karbohidratet, yndyra apo proteinat. Disa njerëz evitojnë karbohidratet me niseshte sepse zakonisht kanë pak vlera ushqimore dhe sepse ka të ngjarë të ndjeheni shumë shpejt i uritur menjëhërë pas konsumimit të tyre.

Ushqimet me pak yndyrë ndihmojnë për të rënë më shpejt në peshë
E vërteta: Ushqimet të cilët në mënyrë natyrale nuk përmbajnë shumë yndyrë janë zakonisht ushqime që janë të mirë për ju. Kështu që, yndyra përmban shumë kalori dhe është ide e mirë që të kufizoni sasinë e yndyrës në dietë nëse dëshironi që të bini në peshë. Por shumë ushqime me pak yndyrë janë diçka e keqe për regjimin tuaj ushqimor.

Stërvitja e madhe intensive është mënyra më e mirë për të rënë në peshë
Stërvitjet intensive kanë qenë trendi më i madh në industrinë e fitness-it gjatë këtyre viteve. Një mënyrë e tillë bën që të digjni shumë kalori, por kjo nuk do të thotë se do të humbisni domosdoshmërisht më shpejt në peshë. Disa herë, të bëni shumë stërvitje mund të bëjë më tepër dëm se sa mirë.

Ushqimet organike, jo OMG dhe pa gluten ndihmojnë për të rënë më shpejt në peshë
Nuk ka asgjë të gabuar të hani ushqime organike, pa gluten apo jo OMG. Por fakti është se shumë ushqime të tillë janë ushqime të përpunuara që përmbajnë po aq shumë kalori dhe sheqer sa ushqimet e rregullta.

Të hani çfarë të doni në një ditë bën mirë për të rënë në peshë
E vërteta: Ka shumë ide që thonë se nëse ndiqni një dietë thuajse agjërimi për disa kohë dhe më pas hani çfarë të doni ose nëse hani sa të doni vetëm nga një lloj ushqimi që doni (duke mënjanuar të tjerët) ndihmon për të rënë në peshë. Ky është një lloj trendi, por që në fakt nuk është se ndihmon për të rënë në peshë.

Metodat e shpejta të rënies në peshë nuk funksionojnë kurrë
E vërteta: Shumica e dietave të humbjes së shpejtë në peshë janë të pabazuara shkencërisht, por kjo nuk do të thotë se të gjithë dietat e këtij lloji janë të këqija. Disa thjesht nuk funksionojnë por iu ndihmojnë të humbni më shumë në peshë përgjatë kohës.

Article Logic
Execution time: 0.0061891078948975