INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meshkujt propozojnë për martesë një femër që ka këto 5 gjëra

Meshkujt propozojnë për martesë një femër që ka këto 5 gjëra

Publikuar më: 14:31 12-04-2018
Njerëzit gjatë gjithë kohës janë në kërkim të gjërave që i bëjnë të lumtur.
Sipas intv.al janë veçuar disa cilësi të femrave që meshkujt zgjedhin për t’u martuar. Më kalimin e kohës, edhe mentaliteti ka ndryshuar dhe ekspertët kanë theksuar këto cilësi.
1. Ajo është e zgjuar
Një cilësi që kushdo do e donte për partnerin e vet. Nuk është e vërtete që meshkujt tremben nga femrat e zgjuara. Edhe ata duan të kalojnë jetën me dikë të zgjuar.
2. Të jetë pasionante
Të jesh një njeri pasionant  është kaq e rëndësishme për një mashkull. Kombinimi i zemrës dhe i trurit tuaj është ajo që ju bën të suksesshëm.
3. E pranon fajin
Për një mashkull që vendos të martohet, askush nuk është perfekt. Një femër që e pranon fajin, sipas intv.al ka shumë vlerë për të, sepse tregon se konfliktet do jenë të pakta.
4. Ajo është optimiste
Një mashkull do preferonte të propozonte për martesë një femër e cila në shumicën e rasteve është optimiste. Kjo është një shenjë që tregon se gjatë jetës do i përballojnë problemet me optimizëm.
5. Respekton njerëzit e rëndësishëm të tij
Të vjetrit thonin se njeriu për një respekt jeton, prandaj kjo është një cilësi shumë e rëndësishme. Një femër, që respekton njerëzit e tij të dashur, familjarë, apo shoqëri më siguri  ka shumë mundësi për të qenë bashkëshortja e tij e ardhshme.
Burimi: Elite Daily
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0031421184539795