INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mes Luanës dhe Marinës, ja cila është goca shembullore dhe cila është LLASTICA! [FOTO]

Mes Luanës dhe Marinës, ja cila është goca shembullore dhe cila është LLASTICA! [FOTO]

Publikuar më: 16:09 06-06-2020

E nisën së bashku karrierën në ekran, për t’u ndarë më vonë, në dy televizione konkurrente. Marina dhe Luana Vjollca janë motrat e pandara të ekranit, por edhe të jetës së përditshme. Të dyja e kanë filluar karrierën e tyre televizive si velinat bukuroshe të “Fiks Fare” dhe ia kanë dalë që sot të jenë ndër modetaroret më të suksesshme të televizioneve shqiptare.

Ato janë shumë të komentuara në mëdiat rozë dhe shpesh herë kemi vënë re në rrjetet sociale komentet që i bëjnë njëra-tjetrës. Ndonjëherë “grinden”, ndonjëherë komplimentojnë, por së fundmi na kanë treguar diçka që nuk e dinim më parë.

Në një foto të fundit, Marina ka përdorur si diçiturë “Llasticë apo gocë shembullore”.

Komentet ishin të shumta, por nuk mund të mos vihej re ai i Luanës, e cila shkroi: “Goce shembullore! se po u bone ti llastice duhet behem une goce shembullore e se bej dot”.

Marina vijoji komentin duke thënë që Luana do mbetet gjithmonë super llasticë.

LAIS.png

 

Pra, tani e morëm vesh, Luana është llastica, ndërsa Marina goca shëmbullore.

 

Article Logic
Execution time: 0.003371000289917