INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shefi i policisë u arrestua pasi u denoncua në emisionin e Arbanës për përdhunim, reagon moderatorja! [FOTO]

Shefi i policisë u arrestua pasi u denoncua në emisionin e Arbanës për përdhunim, reagon moderatorja! [FOTO]

Publikuar më: 15:03 06-06-2020

Mbrëmjen e kaluar, Shefi i Stacionit Policor në Fushë Arrëz, u vu në pranga pasi u akuzua se ka përdhunuar një vajzë në prill të vitit 2015.

I. Duraku dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e cila kishte shkuar në polici për të denoncuar përdhunimin.

Ka qenë vajza ajo e cila në praninë e një psikologu, ka vendosur ta kallëzojë shefin e policisë 5 vite më vonë, në emisionin e Arbana Osmanit “Dua të të bëj të lumtur”, duke marrë zemër nga ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nga demaskimi i personave abuzues që kanë ngritur në këmbë vendin. 

Emisioni i plotë do të transmetohet mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në “Top Channel”, megjithatë Arbana është krenare që policia ka reaguar që me publikimin e spotit të emisionit, shkruan iconstyle. Moderatorja ia ka arritur qëllimit të saj që nëpërmjet medias, të vërë në vend drejtësinë e munguar prej kohësh.

“Dhe të mendosh që akoma nuk është transmetuar emisioni, por vetëm spoti.”- shkruan Arbana krahas lajmit të arrestimit.

det.jpeg

 

Për këtë çështje ka reaguar edhe regjisori i emisionit dhe partneri i Arbanës, Eduart Grishaj, i cili shkruan se ky është vetëm fillimi!

Ndërkohë autoritetet shtetërore dhe organizata jofitimprurëse kanë marrë në mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u përkujdesur, në një Qendër Sociale.

WhatsApp-Image-2020-06-06-at-09.05.53-1.jpeg

Duke përfituar nga ky komunikim publik, SHÇBA i bën thirrje çdokujt që është dhunuar apo ndihet nën presion, të denoncojnë menjëherë pranë Policisë së Shtetit apo Prokurorisë, si dhe pranë SHÇBA nëse evidentojnë shkelje të punojësve të Policisë, në numrin 0800 90 90, duke garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë.

Article Logic
Execution time: 0.0024700164794922