INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I kërkojnë të mos e publikojë abuzimin ndaj 12-vjeçare për klikim mediatik, reagon Arbana Osmani! [FOTO]

I kërkojnë të mos e publikojë abuzimin ndaj 12-vjeçare për klikim mediatik, reagon Arbana Osmani! [FOTO]

Publikuar më: 12:28 04-06-2020

Dy ditë më parë moderatorja Arbana Osmani njoftoi se këtë të shtunë e ftuar në "Dua të të bëj të lumtur" do të transmetohet një histori tronditëse. Një vajzë 12-vjeçare është abuzuar nga roja i jetimores dhe nga polici pasi ka denoncuar, tregoi Arbana. Sot ajo është 27-vjeç dhe ka zgjedhur ta bëjë publike historinë për t'i dhënë guxim edhe viktimave të tjera që janë përballur me të njëjtën tragjedi.

Pasi Arbana bëri të ditur këtë, avokatja dhe aktivistja, Brizida Gjikondi i ka kërkuar moderatores të mos e bëjë publike historinë e vajzës. Në një reagim publik, Gjikondi i lutet moderatores që të mos e shndërrojë tragjedinë e femrës shqiptare në “një klikim sipërfaqësor mediatik”, por në vend të saj t’i bashkohet protestës së sotme për fëmijërinë e vjedhur të vajzave shqiptare.

“Të lutem Arbana, mos e shndrro tragjedinë e femrës shqiptare në një klikim sipërfaqësor mediatik, tragjedia është shumë më e thellë se aq, ti je vajzë e mirë, je e bërë vetë, hajde nesër në marshimin e femrave shqiptare… hajde që ti japim këtij palo shteti një shtysë, që ti bashkrendojë institucionet, punët dhe ti përgjojë të drejtat e fëmijëve në cdo cep të këtij pëllëmbë vendi… hajde.. dhe po erdhe.. misoni yt është shumë më shumë se emisioni i radhës”, shkruan Gjikondi.

Pas kësaj kërkese, ka reaguar edhe Arbana e cila shprehet se publikimi i intervistës ishte kërkesë absolute e vetë vajzës dhe se është e padrejtë t’u mbyllësh gojën vajzave që nuk kanë gjetur mbështetje në asnjë institucion. Arbana gjithashtu bën të ditur se edhe ajo do të jetë në protestë.

"Faleminderit Brizidës për këtë mesazh publik, në marshim do jem patjetër me të gjitha mikeshat e mia. Ndërsa sa i takon rrëfimit të vajzës, është një kërkesë e saj ABSOLUTE që rrëfimi të bëhet publik sepse ajo kështu e NDJEN se mund t'i japë guxim vajzave të tjera si ajo që kanë vuajtur apo vuajnë abuzime të ngjashme. Ka me mijëra vajza në botë që marrin guximin dhe flasin, për herë të parë në Tv pranon të dalë dikush dhe është e padrejtë që ne t'i mbyllim gojën. Ajo bën një thirrje për ndihmë, pasi ka humbur besimin në çdo institucion të këtij vendi, si thua, të mos e dëgjojmë as unë dhe ti?", shkruan Arbana.

raeag.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215