INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Menduat se nuk duan ta shohin njëri-tjetrin? Shihni çfarë ka bërë Justin Bieber për Selena Gomez [FOTO]

Menduat se nuk duan ta shohin njëri-tjetrin? Shihni çfarë ka bërë Justin Bieber për Selena Gomez [FOTO]

Publikuar më: 19:46 25-10-2017

Ata ishin një ndër çiftet më simpatikë dhe më të dashur për publikun, por lidhja e tyre mori fund. Gjithmonë është aluduar për një rikthim të mundshëm të tyre, sepse asnjëherë nuk e kanë mohuar se kanë qenë shumë të dashuruar. Mirëpo pas ndarjes, asnjëri nga ata nuk ka qëndruar single, Justin me aventurat e tij, ndërsa Selena së fundmi është në krahët e The Weeknd.
Nëse fansat e tyre kanë pritur sërish një bashkim të Selenës dhe Justin, të paktën miqësor, tani duhet të ndihen të lumtur.
Këngëtari është fotografuar duke hyrë në shtëpinë e Gomez në Los Angeles 10 minuta pas saj. TMZ i ka fotografuar dy këngëtarët ditën e hënë dhe thuhet se kohët e fundit janë parë shpeshherë bashkë në shoqëri të përbashkët.
“Nuk ka patur asgjë romantike mes tyre, Selena vazhdon të jetë me “The Weeknd”,- është shprehur një burim. Mendohet se arsyeja e rikontaktiti të tyre ka qenë shëndeti i Selenës e cila i është nënshtruar një transplanti në veshkë.

collagefato.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271