Horge Mendez është njeriu që i dha futbollit italian dhe Juventus-it, Cristiano Ronaldon. Lëvizja 100 milionë dollarëshe, sigurisht kishte nevojë për shumë negociata deri në finalizimin e tij dhe kur një transfertë aq e madhe u realizua, tashmë Juventusi ka shpresat dhe për një lëvizje tjetër të madhe.
Ai ka në patronazh edhe futbollistin e Bajernit, por që është në pronësi të Realit të Madridit, Hames Rodrigez. Sipas asaj që raporton “Tuttosport” Rodriguez mund të përshtatej mirë te bardhezinjtë pasi mund të luajë si trekuartist por edhe si anësor. Megjithatë, objektivi kryesor i kampionëve të Italisë është Pogba. Pas Rodrigez është edhe Napoli, por Juventusi ka Mendezin në anën e tij.