Khabib Nurmagomendov me deklaratën e tij se dëshironte të ndeshej me boksierin amerikan Floyd Mayweather, e vuri të gjithë botën në lëvizje, që me padurim po pret ndeshjen e dy atletëve të pamposhtur për kundërshtarët.
“Mbreti i Xhunglës” mesa duket është një trofe shumë i lakmuar nga dy atletët, jo vetëm për faktin e prestigjit të tij po edhe për shumën financiare që qëndron pas. Bëhet fjalë për 175 milion dollarë që përflitet se Floyd Mayweather mund të fitojë nga ndeshja, e cila është gati sa gjysma më tepër se shuma ndaj McGregor.
Kjo do të ishte një shumë e majme, që të dy atletët do të ishin të kënaqur dhe mund ta mbyllnin karrierën e tyre të lumtur.
Për lajme të tjera, foto e video interesante na ndiqni në INSTAGRAM-in e insports.al