INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
800 mijë euro gjobë për Arturo Vidal, po kësaj rradhe pse?!

800 mijë euro gjobë për Arturo Vidal, po kësaj rradhe pse?!

Publikuar më: 15:45 18-10-2018

Arturo Vidal vazhdon dhe bie gjithmonë e më poshtë në karrierën e tij. Pasi la Bayern Munich, lojtarit nuk iu dha hapësira e duhur tek Barcelona dhe mesfushori i ka shprehur hapur kritikat e tij ndaj drejtuesve, të cilët e kanë gjobitur për këtë mosbindje.

Së fundmi Vidal është përballur edhe me një gjobë prej 800 mijë eurosh nga autoritetet gjermane, për një incident të ndodhur gjatë kohës kur luante për Bayernin e Mynihut.

Pas ndeshjes me Mainzin, më 16 Shtator të vitit të kaluar, Vidal kishte shkuar në një diskotekë së bashku me të vëllanë e tij, ndërsa më pas u përfshi në një sherr.

Mesfushori kilen goditi me një shishe vodka, njërin prej klientëve të lokalit, me të cilin edhe pati zënkën, ndërsa për këtë gjykatat gjermane e dënuan me gjobë prej 800 mijë eurosh.

 

Article Logic
Execution time: 0.0023689270019531