Kylian Mbappe është “ylli” i momentit që ka psuhtuar revistat më prestigjioze sportive dhe ndërkombëtare me lojën që zhvillon. Golat e shënuar dhe të qënit pretendentë për “Topin e Artë” e kanë bërë Kylian Mbappe një nga futbollistët më të lakuar të momentit.
Gjatë një vizite në vendlindjen e tij në Bondu në qytetin Seine Saint Denis, ku u kthye për herë të parë që pas përfundimit të Kupës së Botës ai dha një deklaratë për të rinjtë e vendit: “Besoni te ëndrrat tuaja, shpresoj që një ditë një nga ju të jetë ne vendin tim. Të vij këtu si kampion bote për mua është emocioni dhe dhurata më e mirë që mund të më bëhet”, tha Mbappe në fjalimin e tij para të rinjve.
Futbollisti 19 vjeçar, ishte i shoqëruar në këtë vizitë të tij në vendlindje edhe nga i ati, Wilfried Mbappe që ka qenë trajner i skuadrës së të rinjve të AS Bondy.