INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me telefon në dorë në 258 kilometra në orë, Gjiko tregon detaje nga aksidenti i rëndë në tunelin e Kalimashit

Me telefon në dorë në 258 kilometra në orë, Gjiko tregon detaje nga aksidenti i rëndë në tunelin e Kalimashit

Publikuar më: 19:26 21-11-2021

Gjiko ka zbuluar një nga momentet më të vështira në jetën e tij.

I ftuar në prive reperi foli për datat më të rëndësishme në jetën e tij ku mes tjerash foli për aksidentin e rëndë që kishte përjetuar në tunelin e Kalimashit.

Reperi me prejardhje nga Peja ka bërë të ditur se në momentin që ka ndodhur aksidenti, vetura ku ai ndodhej ishte duke lëvizur me afro 260 kilometra në orë.

“Ai ka qenë duke vozitur edhe ka qene fiks 258 kilometra në orë [në tunel], edhe unë ia kam vendosur telefonin te fytyra sepse doja të incizoja, edhe ai nuk ka pasur shikueshmëri të mirë”, tha fillimisht Gjiko.

 

Por reperi u shpreh se nuk ka qenë kjo arsyeja se pse është shkaktuar aksidenti.

“…por nuk është ajo se pse ka ndodhur aksidenti. Aksidenti ka ndodhur sepse në korsinë tjetër ka qenë një veturë-marimangë me timon anglez, që nuk ka më së pari të drejtë ta vozitë atë veturë te ne sepse nuk është e bërë për këtu dhe ka qene duke e vozitur një djalë 18 vjeçar, edhe ai vetëm na është futur në korsi dhe sot e asaj dite nuk e di se pse është futur në korsi, sepse nuk ka pasur veturë përpara as anash, ai veç është futur edhe aty kemi ‘fluturuar’ në plot kuptimin e fjalës”, tregoi Gjiko.

Tutje, reperi u shpreh se të gjithë kishin shpëtuar pa lëndime ani pse vetura ishte demoluar plotësisht, ndërkohë që ai menjëherë ishte interesuar të gjente një veturë tjetër, që mos te humbiste koncertin e planifikuar.

Article Logic
Execution time: 0.0040488243103027