INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të rikthehet si konkurrente në ‘Përputhen’? Alvisa merr VENDIMIN që nuk pritej!

Do të rikthehet si konkurrente në ‘Përputhen’? Alvisa merr VENDIMIN që nuk pritej!

Publikuar më: 18:33 21-11-2021

Alvisa Qarri dhe Hysen Rama janë dy nga personazhet më të përfolur të javëve të fundit.

Konkurrentja e Për’puthen u akuzua nga ish i dashuri i saj për tradhëti, pasi pretendonte se ishin rilidhur gjatë programit.

Ai publikoi disa përgjime duke vërtetuar kështu akuzat e Alvisës se ishte përndjekur gjatë tërë kohës.

Në fund të programit Alvisa zbuloi se kishte përjetuar edhe dhunë fizike nga Hyseni dhe kjo deklaratë dhe fotografi u pa vetëm nga Bora.

Mirëpo, Alvisa e ka lënë në të shkuarën historinë me Hysenin dhe ka vendosur të rikthehet sërish në “Përputhen”. Ajo do ta vazhdojë rrugëtimin e saj në program si konkurrente në kërkim të dashurisë.

Përsa i përket Hysenit, Alvisa tha se tashmë është mbyllur gjithçka mes tyre dhe për këtë ndihet e lumtur.

“Shyqyr Zotit nuk kam pasur më kontakt. Unë mendoj dhe besoj se çdo gjë është mbyllur dhe përpos çfarë ndodhi këtu, jam shumë e lumtur që ajo situatë u mbyll përfundimisht. Unë kam bërë dhe një paralajmërim të fundit në Instagram dhe i qëndroj po asaj gjëje. Për versionin tim, gjithçka është mbyllur këtu. E kemi kuptuar që këtu nuk është vendi për të folur të tilla gjëra dhe shpresoj që dhe nga ana e tij të jetë e mbyllur”, u shpreh ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107