INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më të dashuruar se kurrë! Arbenita publikon momente intime pranë Feros [FOTO]

Më të dashuruar se kurrë! Arbenita publikon momente intime pranë Feros [FOTO]

Publikuar më: 11:39 14-02-2020

Modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero janë prej kohësh në një lidhje së bashku. Edhe pse u përfolën për ndarje mes tyre, ata të dy në të vërtetë jo vetëm që nuk janë ndarë asnjëherë, por kanë filluar madje të bashkëjetojnë.

Modelja e pranoi se nuk është ndarë asnjëherë me reperin që pasi u bë publike një video e saj e vjetër ku ajo shfaqej duke u puthur me një ish partner. Aktualisht ata të dy i shohim duke postuar herë pas here foto me njëri tjetrin.

Këtë herë është modelja ajo që ka postuar disa foto me partnerin e saj. Në njërën prej fotove modelja është mbështetur në shpatullën e reperit, ndërsa ky i fundit është duke kontrolluar telefonin.

Ndërsa në një foto tjetër modelja ka një aparat në dorë dhe po i bën foto reperit pas shpine. Të dy duken shumë të bukur së bashku dhe padyshim që janë një prej çifteve më të dashura të showbizit.

ARB.jpg

INTM.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494