INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I vjedhin FACEBOOK-un dhe i publikojnë foto +18, reagon Klea Huta: Më vjen shumë keq…[FOTO]

I vjedhin FACEBOOK-un dhe i publikojnë foto +18, reagon Klea Huta: Më vjen shumë keq…[FOTO]

Publikuar më: 11:36 14-02-2020

Moderatorja Klea Huta ka rënë pre e hakerave të cilët kanë sulmuar faqen e saj të facebook. Hakerat pasi kanë marrë nën kontroll faqen e moderatores kanë postuar në të foto +18. Vetë Klea ka njoftuar përmes instagramit të saj se ka rënë pre e hakerave të cilët po zotërojnë aktualisht faqen e saj dhe se po postojnë foto të papërshtatshme. Ajo ka kërkuar ndihmë nga ndjekësit e saj në instgram për ta ndihmuar me dikë që mund ta mbyllë menjëherë faqen. Kjo nuk është hera e parë që personazhe të njohur bien pre e hakerave të cilët sulmojnë faqet e tyre. Edhe më herët ka ndodhur që figura publike ta vuajnë një fenomen të tillë si në Facebook ashtu edhe në Instagram.

facvv.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033631324768066