INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha që është shtatzënë, por Klea Huta zbulon se si do që të duket vajza e tyre dhe Elgitit mund t’i pëlqejë ose jo! [FOTO]

U tha që është shtatzënë, por Klea Huta zbulon se si do që të duket vajza e tyre dhe Elgitit mund t’i pëlqejë ose jo! [FOTO]

Publikuar më: 10:58 09-07-2019

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga ato çifte të showbiz-it shqiptar që duket sikur kanë lindur për njëri-tjetrin. Prej 3 vitesh ata vazhdojnë një lidhje dhe nuk ngurrojnë që të ndajnë edhe detaje me të gjithë ne në rrjetet sociale.

Shpesh herë janë pyetur për planet e martesës apo zgjerimit të familjes, por Klea e paska të qartë se si do që të duket vajza e tyre.

Ajo ka publikuar së fundmi një video ku shihet me një filtër në fytyrë dhe pranë saj ka shkruar: “Uroj që vajza ime të më ngjajë mua. Më fal dashuri”, duke etiketuar edhe Elgitin.  Ndoshta Elgiti do që vajza t’i ngjajë atij, por s’duhet të mërzitet sepse Klea është shumë yll.

mag.jpg

 

Kujtojë që para një muaji, u përfol shumë se Klea mund të jetë shtatzënë dhe e gjitha kjo prej një fotoje të publikuar në instagram ku postoi disa tollumbace. Mirëpo moderatorja bukuroshe në një dalje publike e sqaroi duke u shprehur:

“Është një gjë krejtësisht tjetër nga ajo që është komentuar. Duke qenë se jemi imazhe publike, duhet edhe të jemi të kuruar në çdo kohë. Kam bërë ca kërkime dhe kam parë se si duhet të jetë i kuruar imazhi në Instagram… Kaq ishte”. 

dokt.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0020720958709717