INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elgit Doda dhe Klea Huta do martohen që nesër nëse ju e zgjidhni këtë problem! [FOTO]

Elgit Doda dhe Klea Huta do martohen që nesër nëse ju e zgjidhni këtë problem! [FOTO]

Publikuar më: 11:54 26-07-2019

Elgit Doda dhe Klea Huta janë padiskutim një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Që kur lidhja e tyre u bë publike, ata nuk kanë hezituar të publikojnë shpesh foto e video të ndryshme, por edhe të bëjnë deklarata romantike në drejtim të njëri-tjetrit.

Në emisione të ndryshme ata kanë rrëfyer se bashkëjetojnë dhe se madje kanë prezantuar edhe familjet e tyre, dhe për këtë arsye shumë fansa janë kuriozë të dinë se kur do i japin fund beqarisë.

Elgiti i ka kthyer së fundmi përgjigje fansave në Instastory dhe njëri prej tyre i ka shkruar: "Kur do martohesh me Klean? Jeni çifti perfekt.”

“Po na paguat dasmën që nesër”, i është përgjigjur Elgiti fansit duke treguar kështu që e kanë në plan një dasmë, por pjesa e pagesës së parave ishte me siguri një shaka.

 dasmen.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037112236022949