INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Janë shumë të famshëm, njihuni me baballarët seksi ‘single’ shqiptarë! [FOTO]

Janë shumë të famshëm, njihuni me baballarët seksi ‘single’ shqiptarë! [FOTO]

Publikuar më: 11:43 26-07-2019

Lista e vajzave që duan të futen në zemrën e tyre me siguri është e gjatë, por çunat e kanë marrë me sportivitet.

T’a nisim me Vin Velin, Dj i njohur e tejet simpatik, i cili prej dy vitesh që nga ndarja nga nëna e djalit të tij Bora Zemani, po shijon jetën si baba ‘single’. Babai i Arborit katër vjeçar, është shumë i lakmuar nga vajzat, aq me tepër në një kohë kur baballarët ‘single’ duket se janë kthyer shumë në modë, ndaj me siguri Vini ka shumë ngacmime lart e poshtë këto kohë.

Megjithatë një baba i përkushtuar si ai, me siguri do të mendohet mirë para se të gjejë vajzën e duhur, për t’ja prezantuar më pas edhe vogëlushit Arbor.

vinv.png

 

Pirro Çako është fatlumi të cilin natyra duket se e ka bekuar me rini të përjetshme. Ndonëse vetëm për pak muaj kantautori mbush 54 vjeç, për të s’është aspak e vështirë të bëjë për vete edhe vajza të cilat janë 2 apo edhe 3 dekada më të reja se ai.

Që prej divorcit nga sopranoja Inva Mula me të cilën ka djalin 20 vjeçar Anthony, Pirro Çako nuk ka bërë asnjë lidhje publike, (të paktën me gojën e tij). Pra Pirro vijon të jetë në ‘treg’ si një ndër baballarët më seksi shqiptar!

pirroua.png

 

Reperi Majk nuk u martua asnjëherë me nënën e djalit të tij, e me gjithë problemet që dyshja pati ende pa ardhur Roani në jetë, tashmë çdo gjë duket se është sheshuar, dhe reperi simpatik kalon shpesh çaste të lumtura me të birin.

Hitbërësi nga Kosova ka fansa të shumtë, pjesa më e madhe e të cilave janë femra, e me siguri ndonjëra prej tyre (apo edhe më shumë) nuk do ta kishte aspak problem të krijonte një lidhje me babin seksi të Roanit.

mujki.png

 

Stine befasoi jo pak, teksa vetëm pak ditë para Vitit të Ri, nëpërmjet një publikimi në Instagram na njohu me lajmin e ndarjes nga partnerja Graciela me të cilën ka një vajzë të quajtur Estia.

Prej mëse gjashtë muajsh këngëtari i njohur është një baba ‘single’, ndërsa krahas karrierës, në postimet e tij në Instagram Stine publikon edhe momentet e ëmbla që kalon me të bijën./bordo.al

stin.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0031540393829346