INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jordyn Woods nuk di të ndalet, kapet sërish në krahët e ish-it të Khloe Kardashian [VIDEO]

Jordyn Woods nuk di të ndalet, kapet sërish në krahët e ish-it të Khloe Kardashian [VIDEO]

Publikuar më: 11:26 26-07-2019

Jordyn Woods po habit gjithmonë e më shumë me veprimet e saj pas skandalit të tradhtisë së Tristan Thompson.

Tristan-Thompson-and-Jordyn-Woods-hooking-up.jpg

Ajo është parë teksa kërcen në mënyrë goxha provokuese me ish-të dashurin e Khloe Kardashian, James Harden.

Gjithçka ka ndodhur 2 ditë më parë raporton ‘TMZ’, por fundi i kësaj feste nuk dihet, madje mendohet se dy të rinjtë janë larguar bashkë për të kaluar një mbrëmje romantike. Jordyn dhe James nuk janë parë bashkë për herë të parë në këtë festë.

Edhe më herët, bukuroshja është parë në krahët e ish-it të mikes së saj, por siç është shprehur në atë kohë, Khloe nuk e kishte problem.

Kujtojmë se kjo do të jetë sërish një goditje e rëndë për klanin Kardashian-Jenner, pas ngjarjes që pushtoi mediat mbarë botërore disa muaj më parë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379