INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jordyn Woods qenka me fat! Khloe Kardashian ka rrahur një striptiste kur e pa me ish-in në hotel [FOTO]

Jordyn Woods qenka me fat! Khloe Kardashian ka rrahur një striptiste kur e pa me ish-in në hotel [FOTO]

Publikuar më: 10:06 29-05-2019

Lajmi i tradhtisë së Tristan Thompson ndaj Khloe-s është përfolur shumë në të gjitha mediat botërore duke bërë një bujë të madhe.

Ju rikujtojmë se Tristan e ka tradhëtuar Khloen me shoqen më të ngushtë të Kylie Jenner, e cila quhet Jordyn Woods.

Së fundmi, mund të themi se Jordyn Woods paska shpëtuar për mrekulli pas tradhtisë me bashkëshortin e Khloe Kardashian, Tristan Thompson.

Lamar Odom ka shkruar në librin biografik “Darkness To Light”, se ish-bashkëshortja e tij Khloe Kardashian ka rrahur keq një striptiste kur e kapi me të në hotel gjatë kohës që ishin të martuar.

Lojtari i mëparshëm i Lakers kujton se kishte rezervuar një dhomë në Hotelin Roosevelt në vitin 2012 me kokainë dhe një grup striptistesh.

Lamar, 39 vjeç, tha se kishte “vajza të zhveshura kudo” kur Khloe dhe nëna e saj Kris Jenner u futën në dhomën e hotelit me rojet e tyre të sigurisë pasi kishin marrë çelësin nga stafi i hotelit.

“Ajo hapi derën dhe kapi vajzën e parë që pa”, tha ai duke shtuar se Khloe e dhunoi keq striptisten kur kjo e fundit iu kthye.

Nëna e saj Kris nisi të bërtiste dhe urdhëroi sigurimin që t’i ndanin. Khloe më pas i tha Lamari-it të mblidhte gjërat dhe rojet pastruan të gjitha gjurmët e kokainës nga hoteli.

Megjithatë kjo nuk ishte hera e parë që Khloe sulmonte dashnoret e tij. Khloe akuzohet se është përpjekur të sulmojë një grua me emrin Polina Polonsky, pasi i kapi ata bashkë në vitin 2013.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, u nda nga Lamar në të njëjtin vit, por vonuan procedurat e divorcit i cili u finalizua në vitin 2016.

14062586-7079109-image-m-9_1559061463546.jpg

14062584-7079109-image-a-11_1559065330152.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102