Pas tensioneve dhe debatit të vazhdueshëm mes Mateos dhe Rogertit, situata ka arritur kulmin kur ky i fundit ka përdorur një fjalor tepër të ashpër dhe ofendues ndaj banorit tjetër. Një pyetje mjaft e rëndë nga ana e Rogertit e cila ka shkaktuar reagime kritike brenda dhe jashtë shtëpisë ishte: “Me sa meshkuj njëkohësisht ka bërë s*ks…”. Kjo deklaratë e papërshtatshme ka nxitur reagime të forta dhe ka krijuar tension të madh mes banorëve.
Situata ka shkaktuar indinjatë jo vetëm tek vetë Mateo, por edhe tek familjarët e tij. Motra e tij, Kejsi Borri, nuk ka nguruar të shprehë zemërimin dhe zhgënjimin përmes një Insta story-je. Ajo ka dënuar ashpër fjalët e Rogertit dhe ka kritikuar mënyrën se si ai ka vepruar, duke theksuar se si një baba dhe një burrë duhet të japë shembull të mirë, jo të krijojë situata të turpshme.
“Kjo është situata më e turpshme që kam parë dhe dëgjuar ndonjëherë. Turp për burrin dhe babin që je dhe çfarë shembulli jep jashtë. Kaq kisha unë. Mos ta ktheftë Zoti siç ke zemrën, se as hasmit s’do doja t’ia shihja aq keq. Po kursehem me fjalët…”, shkruan Kejsi, duke shprehur një zhgënjim të thellë për qasjen e banorit. Postimi i saj është shoqëruar edhe me një fragment nga debati, duke etiketuar dy opinionistët.









25 Feb 2026 





