INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klodi i shpreh pëlqimin dhe tregon arsyen pse nuk e ka bërë më herët këtë, ja si reagon Eljona

Klodi i shpreh pëlqimin dhe tregon arsyen pse nuk e ka bërë më herët këtë, ja si reagon Eljona

Publikuar më: 09:29 03-03-2026

Ish-banori i Big Brother, Klodian Mihaj, ka bërë një deklaratë surprizuese gjatë emisionit Post Big Brother, duke pranuar për herë të parë se kishte një tërheqje ndaj Elijona Binakajt. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, ai ishte treguar i rezervuar dhe nuk kishte shprehur hapur ndonjë ndjenjë për banoren, duke mbajtur gjithçka për vete.

Në intervistë, Klodian shpjegoi se arsyeja pse nuk kishte folur më parë për këtë pëlqim ishte se jashtë shtëpisë kishte një lidhje dhe nuk donte të dukej si tradhtar. “E kam menduar se do të dilja tradhtar nëse do të thoja se më pëlqen dikush. Nuk ka qenë aspak e lehtë,” u shpreh ai.

Edhe Elijona reagoi ndaj deklaratës së tij, duke shprehur lehtësimin që Klodian më në fund pranoi publikisht ndjenjat e tij. “Normal që u ndjeva e liruar që më në fund e tha. Shpesh i kam thënë që nuk është i sinqertë me veten e vet, por nuk desha ta detyroja,” tha ajo.

Ajo shtoi gjithashtu se edhe vetë kishte marrë një rrezik kur kishte vendosur të shprehte hapur pëlqimin për Klodianin gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme. “Edhe unë e kam marrë rrezikun duke shprehur ndjenjat e mia,” përfundoi Elijona.

Article Logic
Execution time: 0.0035731792449951