INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Më mirë djepin bosh apo shejtanin...’! Flasin juristët dhe analistët për mosdekretimin e Sandër Lleshit [VIDEO]

‘Më mirë djepin bosh apo shejtanin...’! Flasin juristët dhe analistët për mosdekretimin e Sandër Lleshit [VIDEO]

Publikuar më: 17:25 05-11-2018

Vendimi i Presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i brendshëm ndan juristët dhe analistët. Pyetjes direkte nëse presidenti ka shkelur apo jo kushtetutën Çlirim Gjata dhe afrim Krasniqi i përgjigjen ndryshe.
Çlirim Gjata:
“Unë mendoj që jo. Nëse Presidenti e ka shkel Kushtetutën nuk mund ta themi ne, nuk mund ta thotë Kryeministri as Presidenti. Atë mund ta thotë Gjykata Kushtetuese. Presidenti nuk mund të mbyllë sytë dhe të firmosë sepse ja ka sjellë Kryeministri”.
Afrim Krasniqi:
“Rasti konkret unë mendoj se më shumë se akt presidencial është akt politik”.
Në prononcim për In News Çlirim Gjata dhe Afrim Krasniqi japin edhe zgjidhjen e këtij problemi.
Çlirim Gjata:
“Si ka thënë kryeministri më mirë djepin bosh se sa shejtanin! Le ta gjejë Kryeministri kë do zgjedhë djepin bosh apo shejtanin. A e shikoni se duhej domosdoshmërish Gjykata Kushtetuese”.
Afrim Krasniqi:
“Nëse Shqipëria do të ishte një vend normal ne duhet të kishim sot Gjykatë Kushtetuese. Dhe në vendin tonë do të fliste sot praktikisht në një seancë me emergjencë sot Gjykata Kushtetuese. Për sa kohë nuk e kemi secili nga aktorët po komunikon me mjete politike”.
Të martën pritet që të mblidhet kuvendi, aty ku do të votohet dhe dorëheqja e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të brendshëm. Por Edi Rama duket se këmbëngul që Sandër Lleshi të marrë drejtimin e ministrisë së brendshme, ndaj propozon që ai të jetë zv Ministër.

Article Logic
Execution time: 0.0036108493804932