INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi i tha 'JO' Sandër Lleshit prova e parë mes Metës dhe Ramës është...

Pasi i tha 'JO' Sandër Lleshit prova e parë mes Metës dhe Ramës është...

Publikuar më: 17:38 05-11-2018

Vetëm dy ditë pasi i tha ‘JO’ Sandër Lleshit për postin e Ministrit të Brendshëm Ilir Meta ka një tjetër propozim për shumicën. Presidenti Ilir Meta i propozon Vitore Tushën për pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. E ky do të jetë rasti i parë për të parë marrëdhëniet mes shumicës dhe kryetarit të shtetit.
Njoftimi i Presidencës:
“Presidenti pas realizimit të një procesi transparent dhe objektiv, ka arritur në konkluzionin se, Doktore e Shkencave Juridike znj.Vitore Tusha plotëson kushtet dhe kriteret ligjore, si dhe është kandidatura më e përshtatshme për tu zgjedhur në këtë pozicion kushtetues, bazuar në eksperiencën solide dhe kontributin e pandërprerë të znj.Tusha, në fushën e jurisprudencës, si në sistemin gjyqësor, ashtu dhe referuar angazhimeve të saj akademike si pedagoge në institucionet e arsimit të lartë në fushën e së drejtës, trajnuese dhe pedagoge në Shkollën e Magjistraturës, apo edhe si eksperte në fushën e së drejtës kushtetuese e më gjerë”.

Article Logic
Execution time: 0.0036818981170654