INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama paralajmëron: Lleshi merr drejtimin si zv/ministër i Brendshëm, por nuk mbaron me kaq

Rama paralajmëron: Lleshi merr drejtimin si zv/ministër i Brendshëm, por nuk mbaron me kaq

Publikuar më: 11:15 05-11-2018

Mosdekretimi nga Presidenti Ilir Meta nuk e ka penguar kryeministrin Edi Rama që t’i dorëzojë Sandër Lleshit “timonin” e Ministrisë së Brendshme.

Në një postim në rrjetin social twitter Rama bën me dije se nesër Kuvendi do të miratojë shkarkimin e Xhafaj ndërsa Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër.

“Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t'i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00”, shkruan Rama në Twitter.

Vendimi i Ramës për emërimin si zv/ministër të Sandër Lleshit vjen 24 orë pas takimit që ai pati në Presidencë me Ilir Metën.

rama.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0029511451721191