INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Ilir Meta cakton datën e zgjedhjeve vendore, ja kur do të mbahen ato

Presidenti Ilir Meta cakton datën e zgjedhjeve vendore, ja kur do të mbahen ato

Publikuar më: 13:44 05-11-2018

Presidenti Meta ka dekretuar datës e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

Zgjedhjet vendore do të zhvillohen të dielën e fundit të qershorit. Presidenti Meta pas takimeve që pati me krerët e partive parlamentare ka dekretuar sot datën kur do të mbahen zgjedhjet për pushtetin vendor. “Zgjedhjet do të mbahen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019”- njofton presidenca.

D E K R E T

PËR

CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE

PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj” dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikuara në nenin 9, paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

D e k r e t o j

Neni 1

Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10928
Tiranë, më 05.11.2018

Article Logic
Execution time: 0.002540111541748