INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kryeministria jep DETAJE, ja çfarë u diskutua në takimin Rama-Meta[VIDEO]

Publikuar më: 14:32 04-11-2018

Pas përfundimit të takimit të kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta, ka ardhur deklarata e parë zyrtare nga kryeministria.

“Me kërkesë të tij, Kryeministri u takua me Presidentin e Republikës, për të diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm. Bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës,” thuhet nga burime zyrtare të kryeministrisë.

Takimi zgjati rreth 90 minuta dhe erdhi si pasojë e kërkesës nga Rama, një ditë pas refuzimit të dekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm nga Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0038800239562988