INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet kapiteni i tragetit që shpëtoi  4 peshkatarët: I gjetëm në limitet e jetës...

Flet kapiteni i tragetit që shpëtoi 4 peshkatarët: I gjetëm në limitet e jetës...

Publikuar më: 15:14 04-11-2018

Ka folur për herë të parë kapiteni i tragetit që mori në bordin e saj katër peshkatarët, duke evituar kështu një tragjedi të mundshme. Kapiteni Petrit Agaj ka treguar se operacioni i shpëtimit zgjati 20 minuta.

“Katër peshkatarët i pamë me pamje vizuale me dylbi si dhe radarë. I gjetëm në limitet e mbijetesës pasi kishin shume kohe në ujë. Operacioni i shpëtimit zgjati 20 minuta. Peshkatarët u favorizuan nga temperatura e ujit që rezistuan”, tha ndër të tjera kapiteni i tragetit, Petrit Agaj.

Policia bëri me dije se në orën 02:08 të datës 4 Nëntor morën një njoftim se një peshkarexhë në ishullin e Sazanit, kishte kërkuar ndihmë.

Policia Detare ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, por mesa duket përveç mjetit lundrues nuk është gjetur asnjë person apo trup.

Më pas, rreth orës 06:04, Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar autoritet se 4 shtetas(K.K, 65 vjeç, M.N, 54 vjeç, E.N, 20 vjeç, M.J, 19 vjeç) janë gjetur nga trageti i linjës Brindizi-Vlorë dhe janë marrë në ekuipazhin e anijes, në distancë rreth 6 milje nga Sazani.

Këta shtetas ishin personat e ekuipazhit të anijes së peshkimit "Vasili LN", për të cilët policia ka bërë me dije se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Article Logic
Execution time: 0.0017650127410889