INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nexhmije Hoxha 'nxirret' nga shtëpia ku banon, ja përse

Nexhmije Hoxha 'nxirret' nga shtëpia ku banon, ja përse

Publikuar më: 16:05 04-11-2018

Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit Enver Hoxha, duket se po përballet me një situatë të pakëndëshme.

Ajo ka marrë një urdhër për të dalë nga banesa ku jeton në zonën e Laprakës në Tiranë.

Bëhet me dije se urdhri ka mbërritur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe duhet të zbatohet brenda pesë ditëve.

Banesa e Hoxhës preket nga plani për zgjerimin e Unazës së Re. 97-vjeçarja është vendosur në atë banesë pas viteve ’90, kur u dëbua nga zona e ish-Bllokut.

Mirëpo, avokati i saj, Idajet Beqiri në një prononcim për gazetën ‘Dita’, shprehet se me këtë urdhër janë shkelur ligjet dhe ka dyshime se projekti është devijuar qëllimisht.

Article Logic
Execution time: 0.0033969879150391