INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ligji i ri gjerman për emigracionin! A do pakësojë popullsinë ballkanase?

Ligji i ri gjerman për emigracionin! A do pakësojë popullsinë ballkanase?

Publikuar më: 16:34 04-11-2018

Mediat kanë nisur të bëjnë disa kalkulime në lidhje me ndikimin e ligjit të ri për emigrimin në Gjermani. Ligji do të hyjë në fuqi në fillim të vitit dhe mund të shkaktojë humbje serioze për popullsinë e vendeve të Ballkanit si në Bosnjë e Hercegovinë, në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë. Agjencia shtetërore turke e lajmeve, Anadolou Agency shkruan se ky ligji i emigrimit që shihet nga qytetarët e Ballkanit si shpresë, mund të shkaktojë “ikjen e trurit” dhe mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar.
Drejtoresha e Unionit të Integrimit në Bosnjë e Hercegovinë, Mirhunisa Zukiç në një prononcim për Anadolu Agency tha se vendi i saj të humbë një numër të madh të njerëzve me profesione të shumta.
Sipas saj, njerëzit e vendit janë të dëshpëruar për shkak të strukturës komplekse politike dhe mos mbajtjes së premtimeve të dhëna.
Edhe Miljana Pejiç, pjesëtare e një shoqate rinore në Serbia theksoi se mjekët dhe infermierët janë të gatshëm që të emigrojnë në Gjermani.
Sipas agjencisë së lajmeve turke edhe Kroacia është një nga vendet që po ballafaqohet vazhdimisht me emigrimin. 300 mijë persona kanë emigruar në vendet e BE-së, që nga viti 2013 kur është anëtarësuar në BE. Po është dhe nga Shqipëria deri më tani janë larguar të paktën 3 mijë mjekë dhe infermierë e më shumë se kaq duan të ikin.

Article Logic
Execution time: 0.003593921661377