INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëna e dy fëmijëve në luftë me kancerin: Mendoni vetëm për sot, e nesërmja është...

Nëna e dy fëmijëve në luftë me kancerin: Mendoni vetëm për sot, e nesërmja është...

Publikuar më: 16:34 04-11-2018


“Ju lutem mos postoni një status prej tri rreshtash për të prekurit nga kanceri. Nuk ka jetë që mblidhet në tri rreshta”! Ky mesazh prej ditës që e lexova më godet si çekiç në kokë.

Dhe asesi nuk mund t’ia lejoja vetes që nga ana tjetër të mjaftohesha veç me këto rreshta për të njohur Arjola Zadrimën, gruan e hekurt shkodrane, nënën e dy fëmijëve, poeten që derdh në vargje çdo ndjesi e që sot po kalon përmes një “cikloni”, po lufton me KANCERIN.

Kjo është hera e parë që unë e shkruaj me shkronja të mëdha emrin e kësaj sëmundjeje së cilës më herët i jam referuar si “sëmundje e rëndë”, nga mungesa e kurajës për ta pranuar ekzistencën e saj.

Arjola, ose Jola siç e njohin miqtë dhe dashamirësit, jo vetëm që nuk ka frikë prej saj por është shndërruar në burim force dhe optimizmi për këdo që njësoj si ajo po lufton me këtë sëmundje.

Dy fëmijët e saj janë forca më e madhe, e ndërsa poezia “asht frymë”.

I kam lënë qëllimisht përgjigjet e saj në gegnisht sepse çdo fjalë e përshtatur dhe e sjellë në “standarten letrare” do e “vriste” këtë rrëfim që rrjedh, të merr me vete e madje të “shkund mirë” për rëndësinë e patjetërsueshme të së tashmes. E nesërmja s’ka asnjë vlerë....

Ndiqni intervistën e plotë në: http://www.newsbomb.al/arjola-gruaja-e-hekurt-nene-e-dy-femijeve-ne-lufte-me-kancerin-mendoni-vetem-per-sot-e-nesermja-asht-vone-140197

Article Logic
Execution time: 0.0027270317077637