INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Më lini të jetoj”! Kim K rrëfen horrorin e grabitjes me armë në kokë [VIDEO]

“Më lini të jetoj”! Kim K rrëfen horrorin e grabitjes me armë në kokë [VIDEO]

Publikuar më: 10:48 13-03-2017

Ishte një eksperiencë që e la për muaj me pasoja dhe tani Kim rrëfen se si u përgjërua për jetën e saj në momentet që e pa veten mes jetes dhe vdekjes.

Bukuroshja 36 vjeçare ka rrëfyer ngjarjen shokuese në një video ngacmuese të episodit të ardhshëm të “Keeping Up ëith the Kardashians”. Bashkëshortja e Kanye Ëest u terrorizua nga grabitës të armatosur tetorin e shkuar në Paris ku iu vodhën bizhuteri me vlerë mbi 10 milionë dollarë. Ajo u lidh dhe goja iu mbyll në një rezidencë private gjatë javës së modës në Paris, ndërkohë që truproja ishte me motrat e saj në qytet. Video ngacmuese tregon se sa e tronditur është ende Kim, edhe pse tashmë kanë kaluar muaj që nga grabitja që tërhoqi vëmendjen e botës. Ajo nuk i frenon dot lotët ndërkohë që rrëfen momentet e saj mes jetës dhe vdekjes.

Article Logic
Execution time: 0.0019979476928711