INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tatuazhet

Tatuazhet "artizanale" të Angelina Jolie, shumë më të dhimbshme se ato të zakonshmet [FOTO]

Publikuar më: 11:07 13-03-2017

Tatuazhet e realizuara me këtë metodë antike janë shumë më të dhimbshme se ato normalet, por Angelina duket se thjesht nuk pyet për dhimbje.

Jo vetëm për mënyrën se si i ka realizuar, por edhe për faktin se këtë herë duket se vizatimet artistike nuk e përmbushën qëllimin. Pak muaj përpara ndarjes, Angelina Jolie dhe Brad Pitt bënë tatuazhe të reja tek i njëjti artisti tajlandez në Siem Reap të Kamboxhias. Pavarësisht se ishin të ndryshëm mes tyre, natyra e tatuazheve ishte e njëjtë dhe presupozohej që t’i forconin edhe më shumë si çift, mision në të cilin dështuan në mënyrë të mjerueshme. Në foto të pashfaqura më parë spikat edhe mënyra se si Angelina ka “ngulitur” tatuazhin në trupin e saj, larg “pistoletës” së zakonshme që jemi mësuar të shohim. Duke përdorur një metodë “artizanale” antike, artisti Ajarn Noo Kanpai e realizoi tatuazhin nëpërmjet një shufre çeliku të vendosur në një gjilpërë kirurgjikale. Kjo metodë është shumë më e dhimbshme se pistoleta, por edhe më e saktë në vizatimin e tatuazheve.

ange1.jpg

ange2.jpg

ange3.jpg

ange4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0027940273284912