INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Më fal që nuk të dua sa e meriton'', Jona e Big Brother bën dedikimin prekës për... [FOTO]

''Më fal që nuk të dua sa e meriton'', Jona e Big Brother bën dedikimin prekës për... [FOTO]

Publikuar më: 16:14 15-02-2018

Ajo fitoi zemrat e publikut me historinë e saj të trishtë, pasi tregoi se i dashuri i saj i kishte vdekur në një aksident, por më pas tregoi se karakteri i saj ishte i fortë e luftarak.

Jona Kalemaj arriti që të dilte e dyta në natën finale të këtij spektakli, por siç u shpreh në një intervistë pak ditë më parë, nuk fitoi 100 milion por fitoi diçka më të madhe.

Në rrjetet sociale, Jona është treguar e rezervuar në fotot që bën publike me të shoqin, me të cilin ka dhe dy vajza të vogla, por shpesh herë tregon se dashuria mes tyre është shumë e madhe.

Ndërsa pak minuta më parë, ajo ka bërë publike një foto në krah të tij, ndërsa i ka kushtuar edhe disa vargje plot dashuri.

“Me fal qe ndoshta sta them aq shpesh

Dhe pse shpirti cdo rrahje ka per ty

Ndoshta nje frik me kaplon dhe hesht

Por me beso,ta them shpesh me sy

Me fal qe te mendoj heret dhe vone

Dhe ne endrra me shfaqesh prap TI

Te kam aty prane ne shtratin tone

Rendon ky shtrat plot dashuri

Me fal i dashur sepse te dua

Sta them un shpesh ,por ti e di

Ne kete shtrat ku fle me mua

Me ty dua te fle ne perjetesi

Me fal qe ndoshta ste dua sa meriton

Por kaq ka forc ky shpirti im

Te kam kaq prane dhe me mungon

Te duash ty eshte thjesht shërim”

bb-jona.jpgjona-kalemaj.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034739971160889