INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbreti u rikthye! Eminem sulmon e shan hapur Donald Trump në kënën e re [VIDEO]

Mbreti u rikthye! Eminem sulmon e shan hapur Donald Trump në kënën e re [VIDEO]

Publikuar më: 21:08 03-02-2017

Jo më kot është “Zoti i Rap-it”!

Le ta shtojmë Eminem në listen e personazheve të njohur që urrejnë Donald Trump. Reperi ikonë, i vuri flakën internetin pasi u bë i ftuar special në albumin e ri të Big Sean, “I Decided”, që u lançua ditën e sotme. Në këngën “No Favors”, Eminem sulmoi shumë celebritete, por “diss-i” për presidentin Trump ishte i çmendur.

 “…nuk është çudi unë jam kokëfort

Unë jam anti, s’ka qeveri që nënshtron një komando

Është i juaji por nuk e doni, Trump është një kurvë

Do e fundos emrin e tij….”

Kjo është një pjesë e tekstit që ka shkaktuar reagime të shumta në internet, megjithëse shumë komentues nuk e kanë marrë seriozisht, pasi nuk është hera e parë që Eminem sulmon pa mëshirë me tekstet e tij dikë, qoftë edhe pa ndonjë arsye. 

Article Logic
Execution time: 0.0039870738983154