INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbreti i Rap-it rikthehet! Eminem dhe Skylar Grey publikojnë këngën “Kill For You” [VIDEO]

Mbreti i Rap-it rikthehet! Eminem dhe Skylar Grey publikojnë këngën “Kill For You” [VIDEO]

Publikuar më: 19:47 23-09-2016

Më në fund! Eminem është rikthyer me një këngë të re! Pas bashkëpunimeve të suksesshme si “I need a doctor”, “C’mon let me ride” dhe “Love the way you lie”, Eminem dhe Skylar Grey kanë bashkuar përsëri forcat në këngën “Kill For You”. Ky projekt i ri do të jetë pjesë albumit të ri “Natural Causes” të këngëtares 30 vjeçare, e cila shprehet e emocionuar që “Mbreti i Rap-it” ka kontribuar në këtë album të saj.

Skylar zbulon se “Kill For You” fillimisht është nisur si një këngë solo, por më pas ajo ka menduar se mesazhi i “Bonnie and Clyde”, çifti kriminal nga të cilët është frymëzuar, do të ishte më i fuqishëm si duet. Përveç se po i japim vazhdimisht “Repeat”, na vjen mirë që Skylar ka zgjedhur Eminem për të qenë Clyde i saj.

Article Logic
Execution time: 0.0020380020141602