INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shawn Mendes “imiton” Justin Bieber në studion e Jimmy Fallon [VIDEO]

Shawn Mendes “imiton” Justin Bieber në studion e Jimmy Fallon [VIDEO]

Publikuar më: 20:49 23-09-2016

Nëse ka ndonjë gjë që na pëlqen më shumë se sa kur personazhet e famshëm na impresionojmë është kur ata vetë impresionojnë njëri-tjetrin. Një dhurate e tillë na u dha nga artisti i talentuar Shawn Mendes, i cili ishte i ftuar në emisionin “The Tonight Show” të Jimmy Fallon për të realizuar #FallSongs. Çfarë janë #FallSongs? Atëherë, janë këngë të njohura, që në tekst prekin temën e vjeshtës, të cilat i sugjerojnë fansat në Twitter.

Sigurisht që Shawn e nisi sfidën me këngën e tij shumë të suksesshme “Stitches” dhe pas disa këngëve të Adele e Coldplay, ne morëm një dhuratë të vërtetë ku këngëtari 18 vjeçar këndoi hitin e Justin Bieber “Sorry”, dhe dukej pothuajse si ai, edhe pse tha “Më fal Justin”. 

E gjitha kjo vjen pas publikimit të këngës së tij më të re “Mercy”, këngë të cilën ai e përformoi në studion e Jimy Fallon. Jo vetëm moderatorin, por Shawn na bëri edhe neve të qeshim.

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381